Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në

Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në

Aktuale July 11, 2024 - 10:07

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka arritur ta hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim, për shkak të mungesës së kuorumit.

Image

Të pranishëm ishin vetëm kryetarja e Komisionit Time Kadrijaj dhe anëtarët, Fitore Pacolli e LVV-së dhe Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së.

Kjo nuk është hera e parë që ky komision dështon për shkak të kuorumit, pasi situatë e njëjtë ishte edhe të martën ku munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Image