Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca
Foto: Laura Hasani

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca

Aktuale July 11, 2024 - 08:07

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca.

Njëra prej tyre është e jashtëzakonshme, e cila nis në orën 9:30, që i kushtohet përkujtimit të viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, në 29-vjetorin e saj.

Derisa tjetra planifikohet të nisë nga ora 10:00, ku në rend dite janë 32 pika, në mesin e të cilave: miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare; themelimi i Komisionit Hetimor mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.