Hoti: Kurti nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Hoti: Kurti nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës

Aktuale July 10, 2024 - 14:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka bërë disa kritika në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hoti tha se Kurti “nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”.

“Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në”, tha Hoti.

Reagimi i ish-kryeministrit erdhi pasi Albin Kurti, refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth raporteve me SHBA-në, derisa Kurti përuroi Klinikën e rinovuar të Urologjisë.