Haxhiu pyet pushtetin: Arratisja e Marko Roshiqit, a u bë me koordinim a pa koordinim?
Foto: Laura Hasani

Haxhiu pyet pushtetin: Arratisja e Marko Roshiqit, a u bë me koordinim a pa koordinim?

Aktuale July 10, 2024 - 12:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për arratisjen nga drejtësia të dyshuarit Marko Roshiq për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Haxhiu ka publikuar bisedën e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Millan Radoiçiq.

“Arratisja e Marko Roshiqit nga burgu, a u bë me kordinim a pa kordinim?”, ka shkruar ai.