Afër 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve për dy muaj në veri

Afër 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve për dy muaj në veri

Aktuale July 09, 2024 - 18:27

Për dy muaj janë bërë 1 mijë e 941 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve vetëm në veri të vendit, ndërkaq numri i përgjithshëm është 2 mijë e 294.

Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vetëm sot janë bërë 121 kërkesa në gjithë vendin.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Leposaviq deri më tani janë 598 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 621, në Zubin Potok 328 dhe në Zveçan 394 kërkesa.

Image