Prishtinë, hapet konkursi për regjistrim të nxënësve në gjimnaze dhe shkolla profesionale
Foto:Laura Hasani

Prishtinë, hapet konkursi për regjistrim të nxënësve në gjimnaze dhe shkolla profesionale

Aktuale July 09, 2024 - 16:05

Nga nesër ditë e mërkurë, më datë 10.07.2024 deri të premten më 12.07.2024, është i hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve  në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës përmes një njoftimi.

Të drejtë regjistrimi në shkolla të mesme në Prishtinë, kanë të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e obligueshëm fillor e që nuk janë mbi moshën 17 vjeç.