Identifikohen sërish keqpërdorues të ujit të pijshëm në Mitrovicë
Foto: Facebook

Identifikohen sërish keqpërdorues të ujit të pijshëm në Mitrovicë

Aktuale July 09, 2024 - 13:11

Në qytetin e Mitrovicës është duke vazhduar akoma identifikimi i keqpërdoruesve të ujit të pijshëm.

Kështu ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollit dhe shkyçjes sot kanë identifikuar sërish keqpërdorime në rrjetin e ujësjellësit.

“Ndaj keqpërdoruesve do të iniciohen procedura për kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ekipet e kontrollit janë duke punuar vazhdimisht dhe inspektimet në terren do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.