Nis ndërtimi i shkollës në “Kalabri”, Rama: Do ta reduktojë dukshëm komunikacionin
Foto: Facebook

Nis ndërtimi i shkollës në “Kalabri”, Rama: Do ta reduktojë dukshëm komunikacionin

Aktuale July 09, 2024 - 12:33

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot ka nisur ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”, për të cilën ka thënë se do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët.

Sipas Ramës, me përfundimin e kësaj shkolle rreth 1000 fëmijë të lagjes “Kalabria” nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve të tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijët e tyre do të marrin fund dhe se kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në kryeqytet.

“Vazhdojmë tutje me shndërrimin e ‘Kalabrisë’ në lagje moderne dhe transformimin e kryeqytetit”, shkroi Rama.