![“Kapia” pritet të lëshohet për qarkullim](/uploads/zeri.info/images/2024/July/09/auto_kapia1720506695.jpg)
“Kapia” pritet të lëshohet për qarkullim
Pika kufitare “Kapi” po kërkohet që të jetë pikë e re kufitare me Serbinë. Edhe pse e njëjta ekziston tash e tetë vjet, aty zyrtarët policor vetëm patrullojnë dhe nuk është ë lëshuar për kalim. Banorët e fshatit Svircë që është në kufi thonë se funksionalizimi i kësaj pike e lehtëson jetën e tyre, BE-ja e mbështet dhe po punon për një propozim derisa nga MPB-ja për këtë çështje nuk ka përgjigje.
Në pamje të parë ngjason si pikë e rregullt kufitare.
Në vitin 2016 pala kosovare dhe ajo serbe arriti ujdi që këtu të funksionalizohet ky pikë kalim që quhet “Kapi” në Kamenicë.
Mirëpo, deri tash nuk njihet si e tillë dhe nuk është e lëshuar për qarkullim ani pse zyrtarët policorë kryejnë patrullime të rregullta këndej.
Pika e re kufitare e cila po kërkohet që të hapet në mes Kosovës dhe Serbisë e ndanë Medvegjën dhe Kamenicën dhe e njëjta ekziston tash e disa vite
E në mes dy vendeve është fshati Svircë i kësaj komune.
Avdyl Berisha që vjen nga ky fshat, thotë se hapja e pikës kufitare e lehtëson jetën atje.
Mbështetje për hapjen e kësaj pike kufitare kanë dhënë edhe Bashkimi Evropian.
Madje kjo çështje u diskutua me dy korrik në kryeqendrën evropiane mes dy kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviq.
“Nuk ka një marrëveshje dialogu që përfshin pikat e kalimit në Izvor dhe Kapia, mirëpo të dyja palët kanë rënë dakord tashmë për hapjen e tyre në të kaluarën. Lehtësuesi i BE-së gjithashtu mbështet hapjen e këtyre pikave të kalimit dhe BE-ja do të paraqesë një propozim se si të funksionalizohet hapja e tyre”, kanë thënë nga BE
Tëvë1 ka kërkuar një përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.