“Kurti duhet të shkojë në opozitë, Qeverinë duhet ta udhëheqë opozita”
Foto: Laura Hasani

“Kurti duhet të shkojë në opozitë, Qeverinë duhet ta udhëheqë opozita”

Aktuale July 09, 2024 - 08:18

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se opozita angazhohet ta vendosë kryeministrin, Albin Kurti, në opozitë.

“Ne angazhohemi me e vendos zotëri Kurtin në opozitë dhe ai duhet me shku në opozitë”.

Tahiri tha se Qeveria duhet të udhëhiqet nga opozita si dhe t’i sanojë “dëmet që i ka shkaktuar kjo qeveri”.

“Qeverinë duhet me udhëheqë opozita me një opsion shumë të qartë qeverisës për 4-vjeçar se si me i sanu damet që i ka shkaktuar kjo qeveri”, ka thënë Tahiri në Rtv Dukagjini.