Sarrazini takon mërgimtarët shqiptarë në Gjermani, flet për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Sarrazini takon mërgimtarët shqiptarë në Gjermani, flet për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Aktuale July 08, 2024 - 19:00

Pse po zgjat kaq shumë? Një pyetje me të cilën ballafaqohet shpesh Manuel Sarrazin, i dërguari special i qeverisë federale për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo i referohet anëtarësimit në BE të vendeve si Kosova, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Premtimi ka 20 vjet që ekziston. Dhe pak ka ndodhur deri tani. Të jem i sinqertë, kemi ndjesinë se duam vetëm të presim”, thotë Muhamet Idrizi, kryetar i parë një organizate të intelektualëve gjermano-shqiptarë nga Hamburgu.

Sipas mediave gjermane, së bashku me një grup prej 30 përfaqësuesish të diasporës kosovare-shqiptare nga e gjithë Gjermania, ai është mysafir në Ministrinë e Jashtme për të shkëmbyer biseda me Sarrazin.

Image

Në mesin e shqiptarëve që u takuan me Sarrazinin ishte edhe biznesmeni nga Lugina e Preshevës, Agim Qerimi, i cili prej më shumë se tri dekada jeton në Gjermani ku në pronësi të tij ka edhe kompaninë “GENT-tech”.

Dhe siç thuhet më tej, shumë nga të pranishmit ishin të shqetësuar për rajonin.

Në bisedë mori pjesë edhe Niels von Redecker, kreu i departamentit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale.

Siç përshkruhet më tej, atmosfera në takim është e ngrohtë, por edhe “kërkuese”.

Idrizi tha se donin të shfrytëzonin rastin që të kuptonin marrëdhëniet e politikës aktuale të Gjermanisë dhe BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Siç theksohet më tej, Sarrazin e njeh shumë mirë Ballkanin, ai vazhdimisht udhëton në rajon dhe është në kontakt të ngushtë me të gjithë krerët e qeverive në rajon.

Dhe statusi i tij i jep atij hapësirë të veçantë për veprim.

Manuel Sarrazin, i dërguari special i Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor

“Unë mund të negocioj duke ndonjë presje në një marrëveshje, por gjithashtu mund të shkëmbej ide diplomatikisht në nivelin më të lartë”.

Ai e përshkruan detyrën e tij si “diplomaci hibride”, një rol mes politikës dhe diplomacisë.

“Unë mund të bëj tre vizita pasuese brenda një muaji nëse kjo ndihmon kauzën…”.

Për Sarrazin, vendet e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë në BE, pavarësisht disa vështirësive.

“Mandati im është të ndihmoj në afrimin e rajonit me BE-në. Pjesë e kësaj është i ashtuquajturi Procesi i Berlinit, një iniciativë e nisur nga Gjermania në vitin 2014 me qëllimin kryesor të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik rajonal”.

“Ne duam t’u japim njerëzve mundësinë të përjetojnë disa nga avantazhet e BE-së në jetën e tyre të përditshme. Ndër të tjera, përmes krijimit të një tregu të përbashkët rajonal për mallra, shërbime, kapital dhe njerëz, i cili gradualisht do të afrohet me tregun e brendshëm evropian”, shpjegon Sarrazin.

Më pas ai ka shpjeguar se pse është kaq e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së.

Në këtë drejtim, Sarrazin është shumë i qartë.

“Është një rajon që është shumë i afërt me ne fizikisht dhe kulturalisht. Nuk mund të jetë qëllimi ynë që ai të vazhdojë të mbetet jashtë rendit evropian, për të mos përmendur rëndësinë e shtuar të një strategjie të përbashkët gjeopolitike në BE”.