Vrasja e vëllezërve Bytyqi, Osmani: Serbia glorifikon kriminelët e luftës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se familja e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit, shtetas amerikanë të vrarë brutalisht 25 vjet më parë, janë ende në kërkim të drejtësisë.
Osmani, në një postim në platformën X, shkruan se regjimi i Serbisë vazhdon t'i glorifikojë kriminelët e luftës, në vend që t'i mbajë ata përgjegjës.
“Familja e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit, shtetas amerikanë të vrarë brutalisht 25 vjet më parë, janë ende në kërkim të drejtësisë. Deri më sot, regjimi i Serbisë vazhdon t'i glorifikojë kriminelët e luftës, në vend që t'i mbajë ata përgjegjës. Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se vëllezërit Bytyqi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë qenë shtetas të SHBA-së. Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë atëkohë, hyrjes së paligjshme në Serbi. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë.
The families of Yll, Agron, and Mehmet Bytyqi, U.S. citizens brutally killed 25 years ago, are still seeking justice.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 8, 2024
To this day, Serbia’s regime continues to glorify war criminals, instead of holding them accountable.
We will not rest until perpetrators face justice.