Prokuroria e Hagës pretendon se Ismet Bahtijari kërcënoi me vrasje një dëshmitar

Prokuroria e Hagës pretendon se Ismet Bahtijari kërcënoi me vrasje një dëshmitar

Aktuale July 08, 2024 - 17:20

Ismet Bahtijari është duke e përballur me akuzuat për ndikim në dëshmitar dhe pengim i administrimit të drejtësisë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të Hagës.

Në aktakuzën e ZPS-së, pretendohet se Bahtijari ka kërcënuar me vrasje dëshmitarin 1, sipas aktakuzës, ai ka kërcënuar se do t’ia vrarë djalin në rast se dëshmon në Hagë.

“Kur dëshmitari 1 pyeti nëse ai ose djali i tij do të vriteshin nëse dëshmitari 1 dëshmonte, BAHTIJARI u përgjigj pozitivisht”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzën unifikuar të prokurorisë, akuzohen edhe ish-deputeti Haxhi Shala dhe Sabit Januzit për pengim të administrimit të drejtësisë.

“Siç përcaktohet më poshtë, të paktën midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, SHALA, JANUZI dhe BAHTIJARI, në bashkëkryerje me njëri-tjetrin dhe individë të tjerë, të koordinuar si grup para dhe pas afrimeve personale që i janë bërë Dëshmitarit 1 nga JANUZI dhe BAHTIJARI. Në mënyrë të veçantë, me udhëzim të SHALA-s, JANUZI dhe BAHTIJARI u takuan individualisht me dëshmitarin 1 për ta shtyrë dëshmitarin 1 që të tërhiqte provat ose të përmbahej nga dhënia e provave në procedurat zyrtare para DHSK-së. Kjo sjellje demonstron qëllimin e SHALA, JANUZI dhe BAHTIJARI për të minuar dhe penguar një person zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.