Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kontrollin e përbashkët kufitar

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kontrollin e përbashkët kufitar

Aktuale July 08, 2024 - 16:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë nënshkruar marrëveshje për kontrollin e përbashkët kufitar.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në prani të organeve policore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Sveçlës dhe Ballës, “pas këtij akti zyrtar ndërshtetëror do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit”.

Më 12 qershor Sveçla, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Bella, kishin vizituar pikë kalimin e përbashkët kufitar në Vërmicë, pas vendimit që kalimi në kufirin në Vërmicë të bëhet pa kontrollim në kufi.

“Me qëllimin e realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare të qytetarëve të dy vendeve tona, nga sot do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar për ta”, thuhej në njoftim.

“Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët tanë por po punojmë që të kemi sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetit ndërkufitare”.

Sveçla, kishte thënë se në shënim të përvjetorit të çlirimit të vendit janë shënuar edhe 20 vendkalime të veçanta.

Edhe ministri nga Shqipëria, Balla njoftoi se ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.