Vazhdon keqpërdorimi i armëve në Shqipëri, OSBE-ja asiston për uljen e përhapjes së tyre
Foto: Laura Hasani

Vazhdon keqpërdorimi i armëve në Shqipëri, OSBE-ja asiston për uljen e përhapjes së tyre

Aktuale July 07, 2024 - 20:24

Në Shqipëri po vazhdon problemi i përhapjes së keqpërdorimit të armëve.

Për të ulur rrezikun e përhapjes së tyre, OSBE prezantoi në Elbasan projektin e asistencës ndaj autoriteteve.

Ambasadori mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Vendor për Siguri publike ku dhe nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me bashkinë Elbasan.

OSBE vuri në dukje se problemi i armëve të lehta nuk është vetëm shqiptar ndaj dhe asistenca e këtij projekti do të shtrihet edhe në vendet e rajonit. /euronews