Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundet Ohri

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundet Ohri

Aktuale July 07, 2024 - 18:24

Një lëkundje e tokës me epiqendës në zonën e Ohrit dridhi qytetin ndërsa Observatori Sizmologjik informoi se në ora 14:07 minuta ka regjistruar tërmet me magnitudë lokale prej 3.6 gradë sipas Rihterit.

Sipas të dhëniave të observatorit, tërmeti u ndje nga qytetarët në Ohër e rrethinë me shkallë prej 4 deri në 5 gradë sipas shkallës europiane makrosizmike, ndërkaq me intensitet prej 3 deri në disa zona Ohër-Strugë.

Tërmeti u ndje edhe në një pjesë të zonave kufitare me Republikën e Shqipërisë.