Dorëheqja e Ahmetxhekajt, Szunyog: RTK-ja të gëzojë pavarësi editoriale, drejtori i ri të emërohet përmes një procesi meritor
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.
Szunyog shkroi në “X” se dëshiron ta theksojë rëndësinë e pavarësisë editoriale në RTK.
“Dua ta theksoj rëndësinë e një transmetuesi publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale”, shkroi ai.
Szunyog i shprehu mirënjohje Ahmetxhekajt për “përpjekjet e tij në përmirësimin e menaxhimit financiar të RTK-së”.
“BE-ja në Kosovë pret që Drejtori i ri i Përgjithshëm të emërohet përmes një procesi të bazuar në merita”, shkroi ai.
Read the news about the resignation of RTK's General Director @Shkumbin_Ah.
— Ambassador Tomaësë Szunyog (@EUAmbKS) July 7, 2024
I want to stress the importance of a public broadcaster that enjoys institutional autonomy & editorial independence.