“E imponuar nga kryetari Hyseni”, Handikos-i paralajmëron protestë para Komunës së Gjilanit

“E imponuar nga kryetari Hyseni”, Handikos-i paralajmëron protestë para Komunës së Gjilanit

Aktuale July 07, 2024 - 12:06

Shoqata Handikos në Gjilan ka njoftuar se nesër (8 korrik) do të mbajnë protestë para zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Përmes një komunikate të lëshuar për media bëhet e ditur se protesta do të mbahet me qëllim kujtimi ndaj kryetarit se edhe personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë.

“Protestë kjo e imponuar nga kryetari i komunës, qëllimi i organizimit të protestës është që t’i kujtojmë kryetarit se edhe kjo kategori janë pjesë e shoqërisë dhe duan të realizojnë të drejtat e tyre për një jetë sa më të pavarur”, thuhet në komunikate.

Tutje, shoqata u bënë thirrje që t’i bashkohen kësaj proteste të gjithë personave me aftësi të kufizuara, nesër me datë 8 korrik, në ora 11:00.

“Kërkojmë nga personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit që të solidarizohen me ne dhe të bashkëkangjitën protestës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, ditë më parë, shoqata ka paralajmëruar mbylljen për shkak të mungesës së mjeteve financiare, duke ndërprerë kështu shërbimet ndaj personave me aftësi të kufizuara.

“Siç jeni njoftuar edhe më herët nga komunikata për media, Handikos në Gjilan është mbyllur për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe ato mjete të ndara nga kuvendi komunal, janë bllokuar pastaj nga kryetari i komunës, Alban Hyseni”, thuhet tutje në njoftim.

Image