Sveçla dhe Balla vizitojnë nesër pikëkalimin kufitar Qafë Morinë, do të nënshkruajnë një protokoll

Sveçla dhe Balla vizitojnë nesër pikëkalimin kufitar Qafë Morinë, do të nënshkruajnë një protokoll

Aktuale July 07, 2024 - 11:08

Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër pikën kufitare në Qafë Morinë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me datë 8 korrik nga ora 11:30 do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.”

Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

“Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.”