Durmishi jep lajmin e mirë: Ndërtohet një mbikalim për këmbësorë në Veternik

Durmishi jep lajmin e mirë: Ndërtohet një mbikalim për këmbësorë në Veternik

Aktuale July 06, 2024 - 20:55

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot gjatë ditës ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në Veternik.

Tutje ai ka thënë se ky mbikalim është me konstruksion metalik.

“Lajm tejet i mirë. Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik) mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”, ku ka postuar dhe disa foto.