Osmani: Gratë në diplomaci formojnë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë

Osmani: Gratë në diplomaci formojnë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë

Aktuale July 05, 2024 - 23:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në platformën X, duke njoftuar se është takuar sot me gratë ambasadore në Kosovë, siç i quajti ajo të shquara, “për të festuar shërbimin e jashtëzakonshëm të Carin Lobbezoos si ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe për forcën e grave në diplomaci”.

Ajo tutje shtoi se ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci.

“Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë”, shkroi mes tjerash Osmani.