Aliu: Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar

Aliu: Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar

Aktuale July 05, 2024 - 22:03

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, së bashku me zëvendësin e tij Hysen Durmishin, vizitojnë punimet në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, së bashku me zëvendësin e tij Hysen Durmishin, kanë vizituar punimet në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

Aliu tha se po vazhdojnë me intenstitet të shtuar punimet në këtë projekt të cilin ai e konsideron një ndër më të rëndësishmit.

“Tani që është rritur fluksi i qarkullimit të automjeteve në sezonin e verës, punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve e për të rritur sigurinë rrugore”, shkroi ai në Facebook.