Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, flasin për bashkëpunim  mes Kosovës dhe Turqisë

Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, flasin për bashkëpunim mes Kosovës dhe Turqisë

Aktuale July 05, 2024 - 20:58

Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.

Në takim u bisedua edhe rreth mundësive për bashkëpunim në ekonomi, kulturë, sport dhe qeverisjes lokale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.