Skandaloze: Tekstet shkollore të gjuhës angleze te Pearson nuk e njohin Kosovën, përfaqësohen përmes Serbisë

Skandaloze: Tekstet shkollore të gjuhës angleze te Pearson nuk e njohin Kosovën, përfaqësohen përmes Serbisë

Aktuale July 05, 2024 - 17:11

Tekstet e gjuhës angleze për nxënësit e shkollave të Kosovës të aprovuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk e njohin fare Kosovën si shtet, madje ato në vendin tonë përfaqësohen përmes Serbisë më saktësisht nga Milan Mileticin. Në katalogun e shtëpisë botuese “Pearson” të publikuar në vitin 2022, të siguruar nga Front Online, më saktësisht në faqet 162, 163, 164 dhe 165 ku janë të cekura shtetet, Republika e Kosovës nuk figuron fare aty.

Gjithnjë në bazë të dokumenteve të siguruar nga portali shihet se Mileticin ka prezantuar këto tekste dhe këtë Shtëpi Botuese te mësimdhënësit e gjuhës angleze në Kosovë në një takim që ai kishte mbajtur më mësimdhënësit e gjuhës angleze në hotel Swis Diamand në Prishtinë.

Gjithashtu, operatori lokal që është licencuar nga MASHT-i për shpërndarjen e teksteve shkollore të gjuhës angleze botuar nga Pearson nëpër shkolla, kishte prezantuar tekstet përmes përfaqësuesit të Pearson në Serbi.

Burime të besueshme të portalit bëjnë të ditur se në këtë proces nuk është involvuar fare zyra e Pearson në Shqipëri, pasi që këto libra sipas të njëjtave burime planifikohen të shkojnë nëpër duarve të nxënëseve përmes Pearson nga Serbia dhe kompanisë lokale të licencuar nga MASHT-i në Kosovë.

Madje në bazë të dëshmive të siguruara shihet se Milan Miletic, që është Serbi që përfaqëson Pearson në Serbi, kishte prezantuar edhe kontaktet e tij personale për të gjithë mësimdhënësit e Kosovës ta kontaktojnë për çka do që ndërlidhet me tekstet Pearson.

Front Online për këtë çështje i ka dërguar pyetje edhe ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta. /frontonline

Image
Image