Biserko: Radoiçiqi do të përfundojë në gjykatë
Foto: Laura Hasani

Biserko: Radoiçiqi do të përfundojë në gjykatë

Aktuale July 05, 2024 - 15:28

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se terroristi Milan Radoiçiq do të përfundojë në gjykatë.

Ajo tha se rasti i Banjskës nuk i është sqaruar në tërësi publikut.

“Rasti i Banjskës nuk është i sqaruar publikut në tërësi. I vetmi raport që kemi parë është ai i Qeverisë së Kosovës. Radoiçiqi endet i lirë nëpër Serbi, ai do të përfundojë në gjykatë. Konsideroj se nëse ndodh ndonjë gjykim, kjo do të zhvillohet në Serbi, nuk besoj në diçka tjetër. Në këtë moment Vuçiqi pret ndryshimet në Amerikë dhe Evropë. Pra pret që të ndodhë një presion më i vogël në Beograd. Vuçiqi konsideron se Uashingtoni nuk do të jetë aq shumë i interesuar përndryshe presioni me siguri do të ulet”, tha ajo në Klan.