Kurti në Turqi, takon kryetaren e Foçës me prejardhje shqiptare Bora Fiçi

Kurti në Turqi, takon kryetaren e Foçës me prejardhje shqiptare Bora Fiçi

Aktuale July 05, 2024 - 14:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Turqi është pritur edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi.

Kurti, në një postim në Instagram, ka shkruar se Saniye Bora Fiçi është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit dhe se ajo është me prejardhje shqiptare.

“Saniye Bora Fiçi është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare. Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, shkroi Kurti, sot në Instagram.