![Hovenier: Pasioni i kosovarëve për ta festuar pavarësinë e SHBA-së, unik](/uploads/zeri.info/images/2024/July/05/auto_670459-6FqVN4GAiq1720177642.jpeg)
Hovenier: Pasioni i kosovarëve për ta festuar pavarësinë e SHBA-së, unik
Aktuale
July 05, 2024 - 13:06
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë e kosovarëve në shënim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Në një postim në X, duke shpërndarë dhjetëra fotografi nga manifestimi, Hovenieri ka thënë se ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen e madhe në festimin e djeshëm në Prishtinë.
“Pasioni i kosovarëve për t'u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë amerikane është unik dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4 Korriku për të gjithë”, shkroi ai.