Hovenier: Pasioni i kosovarëve për ta festuar pavarësinë e SHBA-së, unik

Hovenier: Pasioni i kosovarëve për ta festuar pavarësinë e SHBA-së, unik

Aktuale July 05, 2024 - 13:06

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë e kosovarëve në shënim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në një postim në X, duke shpërndarë dhjetëra fotografi nga manifestimi, Hovenieri ka thënë se ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen e madhe në festimin e djeshëm në Prishtinë.

“Pasioni i kosovarëve për t'u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë amerikane është unik dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4 Korriku për të gjithë”, shkroi ai.