Sot nis fushata e korrje-shirjeve, Peci: Për herë të parë pas luftës Kosova siguron bukën e motmotit

Sot nis fushata e korrje-shirjeve, Peci: Për herë të parë pas luftës Kosova siguron bukën e motmotit

Aktuale July 05, 2024 - 10:35

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë sot se për herë të parë pas luftës Kosova siguroi bukën e motmotit.

Peci në një video të publikuar në Facebook shkruan se në Novolan të Vushtrrisë do të fillojnë zyrtarisht fushatën e korrjeve-shirjeve për këtë vit.

“Të dhënat nga terreni tregojnë se për herë të parë që nga paslufta sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej Zotit”, tha ai.

Peci tutje tha se ky është edhe një tregues i qartë se me angazhim të sinqertë dhe punë meritore nuk ka objektiv që nuk arrihet.

“Zoti e bekoftë bukën e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, tha ai.