Gërvalla në takim lamtumirës me ambasadoren e Holandës, e falënderon për mbështetjen

Gërvalla në takim lamtumirës me ambasadoren e Holandës, e falënderon për mbështetjen

Aktuale July 05, 2024 - 08:45

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në një komunikatë nga MPJD-ja, thuhet se Gërvalla e falënderoi ambasadoren për rolin e saj si ambasadore në Kosovë, për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në misionin e ri.

“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe rreth progresit të arritur viteve të fundit nga Republika e Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe në politikën e jashtme, proceset integruese, si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme”.

“Ministrja Gërvalla vlerësoi lart kontributin e ambasadores në fuqizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë. /Zëri