Sot mblidhen tri komisione të Kuvendit

Sot mblidhen tri komisione të Kuvendit

Aktuale July 05, 2024 - 08:08

Sot do të mblidhen tri komisione të Kuvendit të Kosovës.

Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Po ashtu në ora 10:00 Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës interviston ish-sekretarin e MPJD-së, Behar Isma.

Ndërkaq, nga ora 12:30 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT.