Haradinaj njofton për lokacionin e ri të AAK-së: Shtëpi e sigurt e me dyer të hapura për të gjithë

Haradinaj njofton për lokacionin e ri të AAK-së: Shtëpi e sigurt e me dyer të hapura për të gjithë

Aktuale July 04, 2024 - 23:02

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot janë hapur dyert e lokacionit të ri të kësaj partie.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ku edhe postoi fotografi të lokacionit të ri tha se Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurt e me dyer të hapura për të gjithë.

“Sonte, në mënyrë solemne i hapëm dyert në lokacionin e ri qendror të Aleancës. E nisëm me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe vazhduam me aktivistë e miq.

Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë”, shkroi Haradinaj.

Në këtë hapje solemne shihen një numër i madh i aktivistëve dhe miqëve të kësaj partie.