Kurti në një komunë të provincës së Izmirit takon kryetaren me prejardhje shqiptare

Kurti në një komunë të provincës së Izmirit takon kryetaren me prejardhje shqiptare

Aktuale July 04, 2024 - 22:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur të enjten nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fëçë, e cila është me prejardhje shqiptare.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fëçë për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

“Së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Saniye Bora Fëçë është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.