![Ambasadori Malaj: Kadare mision jetësor e pati Kosovën, loboi edhe në Rambuje](/uploads/zeri.info/images/2024/July/04/auto_auto_Petrit_Malaj-seance_solemne_me_rastin_e_Dites_se_Flamurit-28_nentor_2023g-Laura_Hasani_copy17023799101720125137.jpg)
Ambasadori Malaj: Kadare mision jetësor e pati Kosovën, loboi edhe në Rambuje
Aktuale
July 04, 2024 - 22:30
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, vdiq të hënën.
“Gjenerali i letërsisë”, pikëlloi zemrat e shqiptarëve por edhe artdashësve anekënd botës.
Për figurën e Kadaresë, u fol edhe sonte në emisionin Rubikon.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vlerësoi lart jetën dhe veprën e poetit të madh.
Malaj tha se Kadare u angazhua shumë për çështjen e Kosovës, në veçanti në Rambuje.
“Kadare në misionin e tij jetësor pati edhe Kosovën, në zemrën e tij. Ka lobuar në Rambuje, ka pasur dhe një zë atje”, tha Malaj.
Në nderim të gjeniut të letërsisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, shpalli 3 korrikun -Dite Zie në Kosovë. /klankosova