Amerikanët e britanikët kërkojnë nga ministrat Liburn Aliu e Elbert Krasniqi pezullimin e planit për Kalabrinë

Amerikanët e britanikët kërkojnë nga ministrat Liburn Aliu e Elbert Krasniqi pezullimin e planit për Kalabrinë

Aktuale July 04, 2024 - 20:20

Dy odat ekonomike ndërkombëtarë ajo Amerikane dhe Britanike kanë reaguar të shqetësuar me insistimin e kreut të kryeqytetit për ta kaluar plani Zhvillimor Komunal  pa i përfillur procedurat ligjore.

Në dy letra që këto dy organizma kanë drejtuar tek anëtaret e Kuvendit Komunal të Prishtinës e që mbajnë datën 2 dhe 4 korrik, që të dyja thërrasin asamblistët e komunës që të kenë kujdes që të mos dëmtojnë interesat e qytetarëve të Prishtinës dhe komunitetit të bizneseve. /klankosova

Në letrën e dërguar nga Oda Amerikane e cila është e nënshkruar nga kreu i saj Arian Zeka vihet në theks fakti se dokumentet e planifikimit hapësinor janë të një rëndësie të veçantë për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar.

Dhe sipas tyre ato duhet të promovojnë qeverisjen e mirë, shfrytëzimin e duhur të tokës dhe interesat e të gjithë qytetarëve dhe përveç  të tjerash  duhet të krijojnë mundësi për zhvillim dhe investim të qëndrueshëm duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

Tutje ky mekanizëm i cili mbron dhe promovon interesat e kompanive amerikane në Kosovë ka kërkuar që plani për Kalabrinë të shqyrtohet nga niveli qendror.

Ndërkaq Oda Ekonomike Britanike në Kosovë vë në pah faktin se Plani për Kalabrinë ka devijuar shumë nga qasja e dëshiruar dhe parimet ligjore të hartimit dhe konceptimit të përmbajtjes së tyre.

Sipas bizneseve britanike në Kosovë, plani rregullues i hollësishëm (PRrH) i lagjes Kalabria, duhet të bazohet në parimin e demokracisë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të gjitha subjekteve si nga qytetarët dhe bizneset e zonës.

E në në veçanti, koeficienti i ndërtimit i paraparë në këtë dokument duhet të jetë në harmoni me mundësitë dhe nevojat reale të këtyre hapësirave, duke siguruar zhvillim dhe nxitur investim për të gjithë hapësirën.

Andaj ata kanë bërë thirrje që plani i tillë aktual të pezullohet.

Transformimi i Lagjes “Kalabria” sipas planit  Përparim Ramës parashite që investime vetëm në pronat publike, të përqendruara rreth Stacionit të Autobusëve në një koeficient prej 7 për qind duke lënë jashtë planit krejt pronat private.