Çitaku: Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë

Aktuale July 04, 2024 - 19:25

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar ShBA-të në përvjetorin e pavarësisë së tyre.

Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Amerika nuk është vetëm e madhe, e fuqishme dhe e pasur, por është e mirë sepse amerikanët janë të mirë.

Postimi i plotë"

Ripostim me shkas!

Urime 4 korriku 

Amerika nuk është vetëm e madhe. E fuqishme. E pasur. Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur, të varfër, të pushtetshëm ose jo.

Kam jetuar 7 vite në SHBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë.

E dje e ndjenë edhe nipat e mi.

E një ushtarë nga Texasi, i cili është larg familjes së tij në mënyrë që ne të jemi të sigurtë, vendos ta falenderoj Arbërin e Diellin duke u vizatuar nga një karikaturë.