Rohde: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje
Foto: Laura Hasani

Rohde: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje

Aktuale July 04, 2024 - 15:14

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje, nëse të dyja shtetet e duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rohde shtoi se në këtë proces duhen vendime të guximshme.

Këtë e ka thënë Rohde në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar “hap pas hapi” rezulton të jetë ‘tit for tat’*, që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme”.