Zgjedhja e kryesisë së re, AGK-ja të shtunën mban Kuvendin Zgjedhor

Zgjedhja e kryesisë së re, AGK-ja të shtunën mban Kuvendin Zgjedhor

Aktuale July 04, 2024 - 15:05

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) të shtunën, më 6 korrik, do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryesia e re.

Sipas njoftimit për media, AGK-ja ka bërë të ditur se Kuvendi Zgjedhor do të nisë punimet në orën 11:00.

“Më 6 korrik, me fillim në orën 11:00, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor:

11:00 Regjistrimi;

11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;

11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;

12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;

12:30 Zgjedhja e komisionit 5-anëtarësh të punës;

12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;

12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;

15:00 Shpallja e rezultateve.