Kurti uron SHBA-në për 248-vjetorin e pavarësisë
Foto: Laura Hasani

Kurti uron SHBA-në për 248-vjetorin e pavarësisë

Aktuale July 04, 2024 - 12:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nder të shënimit të 248-vjetorit të pavarësisë.

“Më 24 qershor 1826 Thomas Jefferson shprehu një dëshirë vdekjeprurëse: që Deklarata e Pavarësisë do të frymëzonte pjesën tjetër të botës të ‘shpërthejë zinxhirët’ dhe ‘të marrë bekimet dhe sigurinë e vetëqeverisjes’. Jeffersoni vdiq vetëm dhjetë ditë më vonë, më 4 korrik – ditëlindja e 50-të e vetë kombit që ai ndihmoi të themelohej”, shkroi Kurti në X.

“Gati 200 vjet pas vdekjes së Jeffersonit, ne jemi ende duke punuar pa u lodhur për të përmbushur dëshirën e tij të fundit. Nga kabinat e votimit anembanë botës, te fushat e betejës patriotike të Ukrainës trime, le të vazhdojmë të gjithë të bëjmë pjesën tonë në këtë luftë të pafundme—për të mbajtur gjallë Shpirtin e ’76-ës, për veten dhe për brezat që do të vijnë. Gëzuar 4 Korrikun!”.