Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aktuale July 04, 2024 - 11:45

Albert Zogaj është rizgjedhur në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Zogaj u zgjodh në këtë pozitë në takimin e 328-të të Këshillit, të enjten dhe ishte kandidati i vetëm që i hyri kësaj gare.

Për pozitën e kryesuesit, Zogaj u votua pro unanimisht nga 10 anëtarët e Këshillit që ishin prezentë në votim.

Pozitën e re në krye të KGJK-së ai e fillon më 7 korrik 2024, deri në përfundim të mandatit të tij si anëtar i Këshillit, në maj të vitit 2026. /Betimi për Drejtësi