KRU “Prishtina” thotë se uji i pijshëm po keqpërdoret për ujitjen e kopshteve, arave e larje automjetesh
Foto: Laura Hasani

KRU “Prishtina” thotë se uji i pijshëm po keqpërdoret për ujitjen e kopshteve, arave e larje automjetesh

Aktuale July 04, 2024 - 10:50

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka thënë sot se keqpërdorimi i ujit po ndodh në forma të ndryshme, siç është ujitja e kopshteve, arave, bahçeve, larja e automjeteve e njëkohësisht edhe kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, që po e rëndojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm.

Për të gjitha këto KRU “Prishtina” ka paralajmëruar keqpërdoruesit se i pret gjoba, por edhe burgu, transmeton Zeri.info.

“Për këto arsye, çdo person fizik ose juridik që në mënyrë të paautorizuar merr, përdor, devijon, shfrytëzon ose përfiton nga lidhjet ose rilidhjet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, pa lejen ose autorizimin e ofruesit të shërbimeve, do të shkyçet nga rrjeti dhe do të procedohet rasti për në gjykatë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Neni 314 (dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet)”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Zëri