![Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu](/uploads/zeri.info/images/2024/July/04/auto_fadile-kryeiu1720079896.jpg)
Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu
Aktuale
July 04, 2024 - 09:57
Është pensionuar moderatorja e RTK-së, Fadile Kryeziu.
Këtë e ka bërë të ditur djali i saj, Taulant Kryeziu.
Ai ka thënë se mbrëmë ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore në RTK për nënën e tij, Fadile Kryeziu.
“Ky ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore të natës pas 45 viteve në RTP/RTK. Nanë je krenari e familjes tonë, mburremi me ty dhe të kemi udhërrëfyes të jetës. Dashuria, kujdesi, korrektësia dhe integriteti mbetën personifikim i figurës tënde. Të duam sa nuk thuhet, të paçim për jetë”, shkroi Taulant Kryeziu.