Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Osmani: Populli i Kosovës feston sot krah popullit amerikan

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Osmani: Populli i Kosovës feston sot krah popullit amerikan

Aktuale July 04, 2024 - 09:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre.

Ndër të tjera, e para e vendit është shprehur se SHBA-ja është një aleancë që vazhdon t’u mbijetojë kohës dhe sfidave.

“Sot populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”, shkroi Osmani në Facebook.