Sveçla uron SHBA-në në 248-vjetorin e pavarësisë: Sot edhe Kosova feston si një aleat i përhershëm

Sveçla uron SHBA-në në 248-vjetorin e pavarësisë: Sot edhe Kosova feston si një aleat i përhershëm

Aktuale July 04, 2024 - 09:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e pavarësisë.

Sveçla shprehet se sot edhe Kosova feston si një aleat i përhershëm i SHBA-së, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme, por edhe shembullin që vazhdojnë të japin.

“Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi”, shkruan ministri në Facebook.