![SHBA-ja feston sot 248-vjetorin e pavarësisë](/uploads/zeri.info/images/2024/March/25/auto_auto_auto_auto_flamuri-shba-qeveria1685514148168798759216892727591711363803.jpg)
SHBA-ja feston sot 248-vjetorin e pavarësisë
Aktuale
July 04, 2024 - 08:08
Sot është 248-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra presidenti, kongresi dhe gjykata e lartë.