Nesër në Shkup do të bëhet dezinsektim kundër mushkonjave

Nesër në Shkup do të bëhet dezinsektim kundër mushkonjave

Aktuale July 03, 2024 - 22:59

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se nesër do të bëhet dezinsektim ajror dhe tokësor në zonën e qytetit të Shkupit kundër mushkonjave.

Në zonën e qytetit të Shkupit dezinsektim ajror do të bëhet në mëngjes herët, ndërsa dezinfektim tokësor kundër larvave të mushkonjave do të bëhet gjatë ditës.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektim, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve./Telegrafi/