“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re”, Hovenier i pari që ua bënë “përhajër” zyret e reja AAK-së

“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re”, Hovenier i pari që ua bënë “përhajër” zyret e reja AAK-së

Aktuale July 03, 2024 - 16:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së fundmi është zhvendosur në lagjen Arbëria me zyre të reja.

E i pari që ka realizuar vizitën në këto zyre ka qenë ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se muaj më parë objekti i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej 600 metra, i ishte rikthyer Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci kishte njoftuar se i kishte ndërprerë qeran ku ndodheshin zyrat e AAK-së.

Ai gjithashtu kishte njoftuar se kontrata me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ishte shkëputur përfundimisht, për shkak të mungesës së mirënjohjes dhe korrektësisë në komunikim. /Telegrafi/