Varroset Kadareja, në një ceremoni vetëm me një rreth të ngushtë familjar

Varroset Kadareja, në një ceremoni vetëm me një rreth të ngushtë familjar

Aktuale July 03, 2024 - 13:57

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, u varros më 3 korrik në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në një rreth të ngushtë familjar, me kërkesë të familjes së tij.

Kadareja vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiorespirator.

Paraditen e së mërkurës arkivoli me trupin e tij u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe.

I pranishëm ishte edhe një delegacion i Kosovës me në krye presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.