Osmani bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

Osmani bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

Aktuale July 03, 2024 - 12:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Homazhet po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Kadareja vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën, në qendrën spitalore universitare “Nëna Terezë” në Tiranë, pas një sulmi në zemër.

Para Osmanit, homazhe kanë bërë edhe kryeministri Kurti me ministra dhe deputetë të LVV-së.

Kadareja varroset sot në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

Image