Kurti, ministra e deputetë drejt homazheve për Kadarenë

Kurti, ministra e deputetë drejt homazheve për Kadarenë

Aktuale July 03, 2024 - 11:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur në Teatrin e Tiranës për të bërë homazhe pranë arkivolit të poetit shqiptar, Ismail Kadare.

Pos kryeministrit, për homazhe dhe ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Kadareja pritet të varroset pas pak orësh. Ai vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare.